Të rrosh dhe të mos rrosh

post image

“Të rrosh a të mos rrosh”? është dilema e famshme hamletiane, e cila qarkullon që nga shekulli XVII e deri në ditët tona, nga ku merr iniciativën çdo dilemë e ngjashme e ndofta me një fije shakaje vihet në përdorim nga letrarë të thjeshtë apo nga vetë masat. Vetë ligjet e logjikës, bazat e hedhuraRead more

Fjala kyç: vetëmjaftueshmëria.

post image

Ne, qeniet njerëzore, jemi krijesa të denja për ta gjetur lumturinë në mes të realitetit. Aftësia jonë për ta gjetur, njohur dhe përjetësuar atë ndjesi nuk buron nga asgjë dhe askush përveç nesh. Vetëmjaftueshmëria është shtysa kryesore drejt arritjeve. Të mjaftohesh me veten nuk do të thotë domosdoshmerisht të mjaftohesh me arritjet e tua. Përkundrazi,Read more

Vëgim

post image

Teksa sytë i  kisha fiksuar në zbrazëtirë, ca mendime që ma kishin trazuar qenien së fundmi, harliseshin si degët e rënduara prej ca frutash majoshe. Pashë hënën gjysmake, së cilës i kishte mbetur edhe nje copë rrugë për të bërë deri sa të ndërronte qiell, si dhe yjet që më qeshnin me ironi duke m’uRead more

E veshur

post image

E fshehur nën një vello është Ajo. Ajo që ti je, e fshehur në përjetësi… Ështe një kohë e ashpër paksa, e ti po fajëson gjithçka përreth teje; njerëzit që të zhgënjyen, sistemet që të përbuzën e ndodhitë që të penguan. Por ç’është e vërteta, ti je e vetmja pengesë që duhet të kapërcesh. NdoshtaRead more

Tik-tak

post image

Krahas botës sonë, ekzistojnë edhe botë të tjera në dimensione paralele. Kur mendjen e uzurpojnë ëndrrat, arrijmë të kalojmë në këto dimensione duke përdorur portën e iluzioneve. Duke u kapur pas çdo grimce, harrohesh pas margaritarëve të rrejshëm. Sepse ëndrrat janë të pafundme kur njeriu është i ri. Janë të nxituara e të vrullshme, madje,Read more

Ke drunat buz’ bregut

post image

A t’pëlqen edhe ty kur drita zbardh? Po pra, sikur zbardhesh edhe ti me të. Nji rilindje ndoshta. E dalëngadalë, ajo zbardhje fillon e bahet zverdhje, po jo nga ato zverdhjet e shëmtuara, po nji zverdhje shumë solare, e ngrohtë, prej diellit që fillon e çik pak e nga pak. Najherë, ç’asht e vërteta, s’duaRead more

E zhveshur

post image

Qëndroj e zhveshur përpara teje. Ndonjëherë ul kokën, sepse kryelartësia kërkon pak guxim. Qëndroj e zhveshur dhe ndjej se këmbët po më dridhen. A do të vazhdojë të jetë kaq torturuese edhe për shumë kohë? Me siguri, pyet veten se me ç’paturpësi zhvishem kaq lehtë. Të sfidoj të zhvishesh edhe ti. Hiq gjithçka! Hidhe tutjeRead more

1 2